
02/10 13:36
Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment nostalgjik nga fillimet e karrierës së saj.
Në postimin e fundit në Instastory, ajo publikoi një fotografi të vjetër nga kompeticioni “Miss Albania”, ku garonte krah aktores së njohur Niada Saliasi.
Në këtë imazh, Jonida shihet me numrin 6, ndërsa Niada mban numrin 10, duke rikujtuar momentet kur eleganca dhe bukuria natyrale ishin në fokus të skenës së konkursit.
Krahas fotos, Jonida ka shtuar mbishkrimin “Sa të voglaaaa”, duke shprehur me humor dhe nostalgji ndryshimet e viteve dhe lidhjen që ruajnë me karrierën e hershme.
Top Channel