Raportimet e institucioneve të pavarura në Komisone, bashkarisht me “Komisionin Xhafaj”

02/10/2025 10:37
Foto ilustruese

Është konstituuar Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Xhafaj: Kemi marrë propozime nga ndërkombëtarët për të asistencë.

Raportimet e institucioneve të pavarura do të zhvillohen si të përbashkëta me komisionet e tjera. Do të shikojmë sa e dobishme do të jetë kjo.

Më pas le të vendos konferenca e kryetarëve apo parlamenti cila do të jetë praktika më e mirë. Mbledhjet e përbashkëta i lejon neni 37 i rregullores.

Mbledhje të përbashkëta me 4 komisione përfshi atë të ligjeve.

Ivi Kaso: Në një demokraci normale nuk do ishte fare ky do ishte një komision fare normal. Por ju e keni nisur jo me këmbë të mbarë parlamentin. Ta kthejmë këtë komision në një instrument të vërtetë t’i japë zë që përditë e më shumë po i mohohet. Është koha qe të gjitha institucionet e pavarura të kthehen brenda misionit të tyre. Për to pavarësi po jo nga sovrani i cili bën ligje dhe garanton ekzistencën e tyre.

Top Channel