Qarkullonte i armatosur në automjet, arrestohet 22-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

02/10/2025 14:18

Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Kurbin, pasi qarkullonte i armatosur.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.K., banues në Mamurras ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel