Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuara për plagosjen me gotë në fytyrë të Klea Prengës, u paraqiten këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se sot pritet të bëhet mbrojtja dhe me pas Gjykata do shpallë vendimin.

Dy motrat akuzohen për goditjen e me gotë në fytyrë të Klea Prenga, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024, për të cilën gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

Top Channel