“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura
Ndryshime të reja në Ministrinë e Jashtme dhe atë Financave.
Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendim i miratuar sot.
Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Po ashtu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si më poshtë vijon:
– Z. Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
– Z. Andis Salla, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
– Z. Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
– Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit.”
Top Channel