Moti i keq në Bulqizë, trashësia e dëborës arrin në 10 cm
02/10/2025 19:04
Reshjet e shiut të gjatë natës së kaluar si dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe reshje dëborë në zonat malore, kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra.
Reshe dëbore ka pasur edhe në zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë.
Top Channel