Kurti paralajmëron Listën serbe/ Ngërçi në Kuvend, kryeministri në detyrë synon të votojë Nenad Rashiçin si nënkryetar

02/10/2025 19:47

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është humbje kohe që nuk po funskionon Kuvendi i Kosovës.

Duke komentuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese që konstaton se parlamenti nuk është i konstituuar, Kurti shtoi se askush nuk e zë vendin e nënkryetarit të rezervuar për komunitetin serb.

“Konsideroj se është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka zgjedhë kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Citakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb”-u shpreh Kurti.

Gjykata Kushtetuese me njoftim e së martës bëri të ditur se Kuvendi ka 12 ditë kohë për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb, por pa sqaruar nëse do të ketë votim të përsëritur edhe për nënkryetarën nga komunitetet e tjera.

Për këtë, Kurti të enjten tha se votimi për Emilija Rexhepin nuk mund të anulohet, e sa i përket nënkryetarit serb, insistoi në Nenad Rashiqin.

“Nuk mundet votimi për Emilija Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por, mos harroni nuk janë serb vetëm ata të Listës Serbe. Serb është edhe Nenad Rashiq, në njërën anë, përfaqësuesi i Listës Serbe i mori veç dhjetë vota, a Nenad Rashiq i mori 56. Vec pesë vota të ia japshin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk do ishim duke i bërë këto pyetje”.

Lista Serbe u ankua në Gjykatën Kushtetuese për procedurën për zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet e tjera dhe konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin serb.

Top Channel