“Kandidatë të PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit”, Berisha takon presidentin e Asamblesë së KiE: Shqipëria i vetmi narkoshtet në Europë

02/10/2025 14:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me presidentin e PACE, Theodoros Roussopoulos.

Kryedemokrati mësohet t’i ketë thënë presidentit të PACE, se ‘kandidatët e PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit’, referuar zgjedhjeve të përgjithshëm të 11 majit.

Gjatë takimit në asamblenë e KiE, Berisha ndër të tjera është shprehur se ‘Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë’.

Shqipëria tashmë është konfirmuar si ivetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë.

Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur mbi 1,099 milionë qytetarë, me të rinjtë dhe profesionistët që largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mungesës së mundësive. Vendi përballet me një kolaps demografik të pakthyeshëm.

Rënia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvlerësimi i madh i Euros nga futja me kontejnerë, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.

Pastrimi i parave të drogës: Pas marrëveshjeve të narkoqeverisë me kartelet shqiptare të drogës aktualisht më të fuqishme në Europë, Shqipëria është shndërruar në parajsën e larjes së miliardave të eurove të drogës të këtyre karteleve. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE, e megjithatë çmimet e apartamenteve në kullat dhe pallatet e drogës vetëm rriten.“, u shpreh ai.

Më tej ai u shpreh se “kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri”.

Top Channel