Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Ulsi Manja dhe Oerd Bylykbashi janë përfshirë në një debat për menaxhimin e integruar të mbetjeve gjatë Komisionit të Ligjeve.
Shkak u bë një koment i demokratit për menaxhimin e mbetjeve dhe kjo gjë bëri që Manja t’i heqë të drejtën e fjalës.
Pjesë nga debati:
Manja: S’ta kam thënë të drejtën e fjalës akoma. O zoti Bylykbashi
Bylykbashi: Ne themi që ka çështje me normativën evropiane
Manja: Atë se di a ka apo s’ka, do dëgjojmë ministrin. Ti nuk e di çfarë përmban projektligji
Bylykbashi: E kam lexuar
Manja: S’dua të bëj debat në këtë pikë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ku e keni realizuar? Kuvendi o goce, më falni, zonja deputete.
Bylykbashi: Vetëm në gusht i kërcen në mendje Edi Ramës duke parë dhe zhvillimet e thotë ‘AKEM do ta bëjmë SHA, do t’i japim këto role, do t’i cenojmë këto kompetenca’
Manja: Të lutem shumë tani!
Bylykbashi: Të mos ndërpritet fjala. Hajde tashi…
Manja: Zoti Bylykbashi mbaroi fjala, nuk e ke fjalën pa ta dhënë unë të drejtën. Ti nuk e meriton tolerancën time. Të kam lënë, ke një orë këtu që i vërtitesh rrotull. (I ndërpret fjalën demokratit)
Bylykbashi: Më lër ta mbaroj…
Manja: Ke një orë e 10 minuta që po flet…
Top Channel