Policia Rrugore e Lezhës njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.

Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore.

Top Channel