
Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë.
Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet n♪ njoftimin e policisë.
Top Channel