Gazetarja e Top Channel Elda Menga, ka zbuluar ekskluzivisht dy emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të PD këtë të mërkurë për garën e bashkisë së Tiranës.

Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë dy emrat e hedhur në tryezë në takimin që u zhvilluar sot  mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit nga PD dhe Erald Kapri dhe Barbara Doda nga Partia Mundësia.

Edlira Çepani njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Ermal Hasimja është politolog.

Top Channel ka mësuar se më herët në tryezat që negociatorët e PD kanë pasur me aleatë të tjerë është diskutuar edhe emri i Florian Haçkaj, i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”

Top Channel