Planifikonin sulme ndaj institucioneve izraelite, policia gjermane vë në pranga tre të dyshuar si anëtarë të Hamasit

01/10/2025 18:07

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre të dyshuar si anëtarë të Hamasit, të cilët po planifikonin sulme ndaj objekteve hebraike në territorin e Gjermanisë.

Dy prej të arrestuarve janë shtetas gjermanë, ndërsa i treti përshkruhet si një person me origjinë libaneze.

Zyra e Prokurorit Federal i akuzon të arrestuarit për pjesëmarrje në një organizatë terroriste të huaj dhe për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që synonin destabilizimin e shtetit.

Që të paktën nga vera e vitit 2025”, pretendojnë prokurorët në deklaratën e tyre, të tre “kanë qenë të përfshirë në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve” për Hamasin.

Gjatë arrestimeve, thonë prokurorët, policia gjeti “armë të ndryshme, duke përfshirë një pushkë sulmi AK 47 dhe disa pistoleta, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh”.

Policia ka arrestuar më parë anëtarë të dyshuar të Hamasit në Gjermani. Në dhjetor 2023, forcat e rendit gjermane dhe holandeze arrestuan katër persona të akuzuar për komplot për të sulmuar institucionet hebraike në Evropë.

Ngjarja vjen në një periudhë kur tensionet ndërkombëtare janë të larta për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjes së frikës nga veprimet terroriste brenda Evropës.

Top Channel