foto ilustruese

Është proceduar penalisht shoferja që përplasi me makinë një këmbësore në kryqëzimin e Patokut, Lezhë.

Uniformat blu bëjnë me dije, se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale M.K., 77 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në spital.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dje, në kryqëzimin e Patokut, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasen M. K., 77 vjeçe, banuese në Laç, këmbësore, e cila po merr mjekim në spitalin e Laçit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel