
Në kuadër të tetorit rozë, grupi lider në tregun e sigurimeve Eurosig-Insig-UBA Bank shpalos një paketë të dedikuar me ofertë të veçantë, për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit.
Në një konferencë për mediat kreu i grupit Z.Kadri Morina njoftoi ofertën prej 50 eurosh e cila do të përfshijë një grup analizash dhe eko-sh që i nevojiten individëve për të kryer ekzaminimet e duhura.
“Grupi i sigurimeve Eurosig–Insig vijon të konsolidojë pozitën e tij si një nga grupet më serioze në Shqipëri dhe rajon, duke vendosur një standard të lartë transparence dhe korrektësie në trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Vetëm gjatë 9-mujorit 2025 shifrat tregojnë një rritje të jashtëzakonshme në shlyerjen e dëmeve në mbi 1 miliardë lekë dëme të paguara klientëve një rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, është shprehur Kadri Morina, Presdienti i grupit Eurosug-Insig-UBA Bank.
“Në total Grupi Eurosig–Insig ka paguar dëme me vlerë 2.55 miliardë lekë ose mbi 26 milionë euro. Por sipas presidentit të grupit qytetarët duhet të jenë edhe më të ndërgjegjësuar në sigurimin e jetës.
Treguesit financiarë, janë dëshmi konkrete se mijëra qytetarë, biznese dhe familje kanë gjetur te Grupi Eurosig–Insig mbështetjen dhe sigurinë në momentet më të vështira, duke reflektuar fuqinë e tij si një faktor kyç në industrinë e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë”, përfundoi ai.
Top Channel