Nderohet Ali Ahmeti, lideri i BDI merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Europian të Tiranës

01/10/2025 20:05

Univeristeti Europian i Tiranes ka  nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” një nga personalitet më të njohura  në  ndërtimin e marrëdhënieve  ndërkombëtare dhe me një kontribut të çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe  Kosovës dhe vendeve partnere liderin e bashkimit demokratik për integrim Z.Ali  Ahmeti.

Z.Ahmeti vlerësohet për kontributin e tij në avancimin  e të drejtave  të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut  dhe kontributin e vazhdueshëm  në paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Ahmeti, një ish-komandant i shquar i UÇK-së, që luajti një rol kyç gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira negociatave.

Ceremonia e dhënies se titullit Honoris Causa u dha ne ambinetet e UET  ku morën pjese figura te njohura  te plotikes akdemise dhe diplomacisë shqiptare

Top Channel