
Në puntatën e parë të sezonit të ri të “Goca dhe Gra” ishte e ftuar influncerja e njohur, Sara Hoxha.
Gjatë intervistës, ajo u ndal dhe te ndarja e saj shumë e përfolur me artistin Ledri Vula.
Sara u ndal te momenti kur i shpjegoi vajzës së saj se lidhja mes dy prindërve kishte përfunduar, duke thënë: “Vështirësi ka patur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë. Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur.
Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull”.
Më pas, ajo u pyet dhe për lajmit që qarkullon nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt, duke thënë se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.
“Lidhje mes Ledris dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vetë. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit”, u shpreh Sara.
Top Channel