RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar 24/11 13:52
Shefja e kabinetit e kryeministrit, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e mbante që prej ditës së parë kur Edi Rama mori detyrën e kreut të qeverisë.
Bizhga ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ramës, duke e mbajtur këtë detyrë edhe në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në të njëjtën kohë mësohet se vendin e saj do ta zërë Vilma Premti, e cila deri pak javë më parë ishte shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Për një periudhë të shkurtër kohe, Premti ka qenë edhe drejtoreshë e kabinetit e Elisa Spiropalit kur mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Top Channel