I vihet flaka natën një autobusi në Kukës, policia në kërkim të autorit

01/10/2025 15:02

I vihet flaka një autobusi në Kukës.

Policia thotë se gjatë natës së djeshme, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel