Vijon lirimi i hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, Rama poston videon: Aksioni nuk ishte vetëm për në verë, do të vijojë

30/09/2025 13:16

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.

Teksa ndau një video nga Rilindjes Urbane 2.0, siç e quan ai, kryeministri Rama shkruan: “Shumëkush mendoi se ishte një shi vere, aksioni do të vijojë.”

“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan kryeministri.

Top Channel