Ka nisur punë një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare ai i ligjeve.

Ulsi Manja kthehet në krye të komisionit pasi shërbeu për katër vite si ministër drejtësie në kabinetin Rama 3.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë komision ra në sy mospasja e asnjë anëtareje grua nga opozita.
Ulsi Manja në hapje të mbledhjes tha se “Të ngriheni në lartësinë e duhur pasi në këtë komision do të kaloj në 98% e ligjeve.
Produkti këtij komisioni i shërben qytetarëve dhe duhen ligje me cilësi.
Këtë komision e pret një volum i madh punë me ligje që lidhen me integrimin në BE. Na shkoftë mbarë dhe me krahë të lehta”.

Ndërsa Oerd Bylykbashi nënkryetar i komisionit deklaroi: “Barra e këtij komisioni është e madhe. Ka për detyrë ti shërbejë interesit të publikut jo kryeministrit. Ky komision të ketë në themel kushtetutën. Në të shkuarën ky komision ka kaluar ligje në kundërshtim me kushtetutën”.

Top Channel