Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mocion me debat për prioritetet e qeverisë: Mazhoranca po i shmanget diskutimit

30/09/2025 09:34

Grupi Parlamentar i PD-së ka kërkuar mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas opozitës, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion.

“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konforme rregullores dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE.

Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo-normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin.

Bilanci i vetëm i qeverisë është: ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”, u shpreh kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

Top Channel