Gruaja tenton t’i japë fund jetës pas kërcënimeve të bashkëshortit, shpallet në kërkim 38-vjeçari nga Tirana. E shoqja në spital
30/09/2025 11:25
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ky i fundit ka kërcënuar bashkëshorten e tij përmes telefonit.
Kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Policia shpalli në kërkim shtetasin B. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshorten e tij, e cila më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente.
Aktualisht ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, po punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel