
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjidhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 Zgjedhja dhe Mandati dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e nxjerrë këtë të martë.
Po ashtu ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të Kosovës që brenda 12 ditëve të mbetura në afat të konstituojnë kuvendin.
Masa e përkohshme do të vazhdohet deri në publikimin e plotë të aktgjykimit.
Top Channel