E rëndë në Kamëz, familjarët gjejnë pa shenja jete në banesë 38-vjeçarin
30/09/2025 11:03
Një 38-vjeçar nga Kamza është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë.
Policia bën me dije se shtetasi A. B., është konstatuar nga familjarët pa shenja jete, teksa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel