E rëndë në Itali/ Bashkëshorti vret gruan me gur, 58-vjeçari arratiset së bashku me fëmijët

30/09/2025 13:15

Një ngjare tragjike ka ndodhur në provincën e Beneventos të Italisë, ku një grindje brenda familjes ka përfunduar me vrasje brutale.

Mediat e huaja raportojë se një 58-vjeçar ka goditur bashkëshorten e tij, 49 vjeçe, me një gur disa herë në kokë dhe fytyrë, teksa ajo ndodhej në shtrat. 49-vjeçarja ka humbur jetën në vend, ndërsa autori dyshohet se ka hapur derën dhe është larguar me vrap.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet në mëngjesin e së martës nga anëtarët e familjes, të cilët dhanë menjëherë alarmin. Në katin e parë të shtëpisë jeton nëna e autorit të dyshuar, e cila mund të ketë qenë e para që pa trupin e pajetë të nuses së saj. Karabinierët dhe autoambulanca mbërritën brenda pak minutash, por 49-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Çifti ishte i martuar prej afro 25 vitesh dhe pritej të festonin përvjetorin këtë vit. Ata kanë tre fëmijë ku dy prej tyre ishin në mosha 15 dhe 16 vjeç, ndërsa tjteri ishte adoleshent. Gjithashtu mësohet se pas ngjarjes autori ka marrë fëmijët dhe është arratisur.

Kryetari i Bashkisë së Paupisi-t, Salvatore Colletta, konfirmoi për mediat lokale: Përveç bashkëshortit të viktimës, mungojnë edhe dy fëmijët e tyre. Kjo është shqetësimi ynë më i madh. Lajmi për atë që ka ndodhur ka tronditur komunitetin dhe na ka lënë të shtangur. Bëhet fjalë për një familje që nuk kishte shfaqur probleme të dukshme dhe nuk ishte në ndjekje nga shërbimet sociale. 

Autoritetet janë në kërkim intensiv të 58-vjeçarit, ndërsa fëmijët e mitur mbeten ende të zhdukur.

Top Channel