Dosja “Sterilizimi”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj
30/09/2025 10:54
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, përmes burimeve.
Beqaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të dhëna ndaj tij nga GJKKO, si dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ish-ministrit më 18 mars 2024 iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit,
Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.
Top Channel