“Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër nga Kosova

30/09/2025 12:45

Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.

Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të Kamberit.

Mjeku psikiatër është marrë në pyetje në lidhje me rastin dhe në mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën që t’i propozonte për martesë.

Kamberi është shprehur se nuk është e drejtë të qëndrojë në burg vetëm për faktin se ka shfaqur pëlqim për një vajzë, pasi ai tregon se në asnjë moment nuk e ka kanosur apo kërcënuar moderatoren.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut, Behar Kamberi dhe hetimi i tij do të vijojë në gjendje të lirë.

 

Top Channel