Bashkë me foshnjën në mbledhjen e Komisionit, deputetja e PS për ‘Shqipëria Live’: Është vetëm 38 ditësh, do vijoj ta marr me vete
30/09/2025 14:43
Deputetja e PS Ilva Gjuzi u shfaq sot në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën së bashku me foshnjën e saj.
Duke folur në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni, ajo u shpreh se Blini është vetëm 38 ditësh, dhe se duhet që ta marrë me vete.
“Patjetër që Blini ishte i mirëpritur dhe më vjen mirë që mirëkuptohet mëmësia në hapësirat e Kuvendit, si një detyrë që nuk e shkëpusim dot nga realitetin tonë.
Kishim disa çështje të rëndësishme për të diskutuar sot, Blini mori vëmendjen e tij aq sa duhej, e më pas vijuam dhe u fokusuam në mbledhje. Blini do vazhdojë të jetë më mua sepse është vetëm 38 ditësh.
Deri sa të rritet dhe pak, do ia ‘delegoj nonës’”, tha ajo me humor.
Top Channel