Autorja e “Harry Potter” “sulmon” Emma Watson: Injorante dhe pa përvojë

30/09/2025 20:37

J.K. Rowling ka kritikuar ashpër aktoren britanike Emma Watson, duke e quajtur “injorante” për shkak të qëndrimeve të saj në mbështetje të personave transgjinorë.

Autorja e serisë së famshme “Harry Potter” reagoi me një postim të gjatë në rrjetin social X, ku akuzoi Watson se “nuk ka përvojë reale në jetë” dhe se “fama dhe pasuria” e kanë bërë të pavetëdijshme për realitetin.

Emma i hodhi më shumë benzinë zjarrit publikisht, por mendoi se një shprehje me një rresht do ta bënte të dukej e dhembshur dhe e mirë. Ajo ka aq pak përvojë në jetën reale, sa nuk e kupton sa injorante është -shkroi Rowling.

Nga ana tjetër, Watson, në një intervistë për podkastin e Jay Shetty, u shpreh se dëshironte të vazhdonte të donte edhe ata me të cilët nuk pajtohet, duke iu referuar pikërisht polemikave me Rowling.

Dëshira ime më e madhe është që njerëzit që nuk pajtohen me mendimin tim të më duan, dhe shpresoj që edhe unë të mund të vazhdoj t’i dua ata. Më shqetëson fakti se nuk ka pasur kurrë një bisedë për këtë

Rowling shtoi gjithashtu se si Emma Watson ashtu edhe Daniel Radcliffe, të cilët e kanë kritikuar hapur, mendojnë se përfshirja e tyre në sagën e “Harry Potter” u jep të drejtën të shprehen kundër saj.

Ata vazhdojnë të sillen si zëdhënës për botën që krijova, edhe pse rolet e tyre përfunduan vite më parë

-tha shkrimtarja, e cila është akuzuar disa herë për transfobi.

Duke kujtuar kohën kur aktorët ishin ende fëmijë në xhirime, Rowling theksoi se i ishte e vështirë të hiqte dorë nga një lloj “mbrojtjeje” ndaj tyre, por tani e shikon qëndrimin e tyre si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj saj. /TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta