Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon zyrtarisht Gjykata Kushtetuese
30/09/2025 13:17
Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot lidhur me ankimimin që ka bërë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Në një njoftimit të shkurtër, Kushtetuesja bën të ditur se e ka regjistruar kërkesën.
“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kryeministria njoftoi zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe pesë bashki të tjera, duke i kërkuar kreut të shtetit caktimin e datës së zgjedhjeve.
Top Channel