Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Policia “blindon” Gjykatën e Lezhës, portugezi përballet sot me nënën e viktimës

29/09/2025 11:59

Ruben Sariva, portugezi i cili është marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, po përballet këtë të hënë në gjykatë me nënën e Edmod Haxhisë dhe një të afërme të tij.

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se ata po dëshmojnë në seancën gjyqësore e cila ka nisur prej 60 minutash, ndërsa dëshmia e tyre shihet me mjaft interes në këtë proces gjyqësor.

Ndërkohë prania e portugezit në gjykatë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar drejtoria e burgjeve dhe policia e Lezhës. Ruben Saraiva është personi i vetëm i cili aktualisht po gjykohet për vrasjen e biznesmenit Nikulaj, pasi bashkëpunëtorët e tjerë ende nuk janë ekstraduar nga Britania e Madhe.

Ndërkohë seanca është shtyrë për fillim javën e dytë të tetorit.

Top Channel