I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29/09/2025 22:25
Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në automjet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 dhe shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përparme.
Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur në automjet një sasi të vogël lënde plasëse, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.
Top Channel