
Aktorja e njohur Niada Saliasi ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Një natyre e rezervuar dhe larg daljeve publike, Niada ka preferuar të flasë në skenë aty ku është dhe shtëpia e saj e dytë.
Por sot ajo ndau me publikun një rrëfim të veçantë dhe thellësisht njerëzor. Ajo foli për një situatë delikate që ka prekur një familjar të saj të afërt, një fëmijë të vogël që është përballur me një sëmundje të rëndë, me leuçemi akute.
Niada zgjodhi ta bëjë publike këtë rrëfim për të përçuar një mesazh të fuqishëm shprese dhe solidariteti.
“Në 98% të rasteve, kjo është një sëmundje e shërueshme,” – tha ajo. “Ndaj, apeli im është i thjeshtë: mos e humbni shpresën. Psikologjia pozitive është gjithçka në këto raste – për fëmijën, për prindërit dhe për çdo person që qëndron pranë.”
Por nuk mungoi dhe një videomesazh surprizë nga mikesha e saj e zemrës Olta Gixhari. “Më mungon shumë koha që kalonin bashkë dhe bënim namin, dy biondet më të bukura të Akademisë”
Top Channel