FOTOT/ Deputetet e Fierit marrin “kontrollin” e grupit të PS në Kuvend, Zegjine Caushi dhe Kiduina Zaka i japin leksione opozitës. Ç’nuk u pa nga seanca

29/09/2025 15:16

Seanca e sotme parlamentare duket një fotokopje e seancave të fundit, ku deputetët e opozitës kërkojnë rikthimin e debatit për programin e qeverisë, ndërkohë që shumica vijimin e procedurës me miratimin e projektligjeve të rendit të ditës.

Por ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë “drejtimin” e grupit parlamentar socialist duket se e kanë marrë deputetet e reja të qarkut të Fierit.

Fillimisht Zegjine Çaushi e më pas Kiduina Zaka, kanë marrë fjalën duke i kërkuar opozitës të lejojë zhvillimin normal të seancës.

Fjalimet para të tyre janë shoqëruar me duartrokitje nga kolegët e vjetër socialistë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel