
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë, ku një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një personi.
Policia ka arrestuar dy shtetas, M. T., 41 vjeç dhe G. M., 54 vjeç, pas ngjarjes së ndodhur në banesën e këtij të fundit. Sipas burimeve zyrtare, pas një konflikti të çastit, M. T. ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, G. M.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pasi 54-vjeçari dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij – motrës së autorit të dyshuar.
Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e shtetasit N. S., nip i M. T., i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Top Channel