Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se, me kërkesë të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, ka urdhëruar Sekretarin e Luftës Pete Hegseth të sigurojë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur qytetin e Portlandit, i cili është përfshirë nga trazirat dhe sulmet e grupeve si Antifa dhe terroristë të tjerë vendas.
Në një postim në platformën Truth, Trump theksoi se është autorizuar përdorimi i forcës së plotë në rast se situata e kërkon.
Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi FBI-në për infiltrimin e 247 agjentëve gjatë protestave kundër Capitol Hill më 6 janar 2021, duke pretenduar se këta agjentë kanë vepruar si agjitatorë dhe kanë nxitur kryengritje.
Kjo nismë e Trump vjen në një moment tensioni të lartë mes autoriteteve dhe protestuesve në Portland, ku veprimet e grupeve radikale kanë sjellë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën lokale dhe goditje ndaj strukturave të ICE-së.
Top Channel