“Na ke të gjithëve në krah”, Balluku bën daljen e parë me Manastirliun si kandidate e PS: Tiranën do e fitosh siç ti gjithmonë di

28/09/2025 01:25

Drejtuesja politike për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen për Bashkinë, Belinda Balluku ka bërë daljen e parë në publik me kandidaten socialiste, Ogerta Manastirliu.

Në një status në faqen e saj në facebook, Balluku shkruan se e gjithë skuadra socialiste do të jetë në krah të ish ministres, teksa shprehet e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Statusi i Ballukut

Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…

Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.

E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh siç ti gjithmonë di.

Top Channel