Vdekja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë/ Kush është Edoardo Sarchi? Lidhjet e babait të tij me politikën

27/09/2025 21:46

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari.

Italiani 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, nuk ishte figurë e panjohur.

Ndërsa në Shqipëri ai ishte administrator i një fabrike tullash, në Itali familja e tij ka një histori të gjatë politike dhe publike, veçanërisht babai, Vittorio Sarchi, dhe xhaxhai, Augusto Nidoli, themelues i kompanisë italo-shqiptare Edilcentro Ltd.

Vittorio Sarchi, figura historike në politikën lokale në provincën e Varese-s, ishte bashkëpunëtor dhe mik i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, dhe njëkohësisht babai i deputetit Andrea Pellicini. Viti 2015 shënoi dorëheqjen e Vittorios, pas një karriere që përfshinte shërbime si këshilltar për sigurinë dhe këshilltar bashkiak. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81-vjeç.

Edilcentro, fabrika me seli në Tiranë ku Edoardo kishte rolin e drejtorit ekzekutiv, është degë e kompanisë themeluar nga xhaxhai Augusto nidoli. Tani ajo drejtohet nga kushërinjtë e tij, Antonio Nidoli si Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Edoardo Nidoli në punëdirje operative. Antonio gjithashtu mbulon postin e Presidentit të Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

“Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte qytetar i botës,” tha Paolo Sartorio, nënkryetari i bashkisë Cunardo, duke reflektuar tronditjen në komunitetin që e njihte.

Top Channel