Seria A/ Inter nuk gabon ndaj Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit i merr një pikë Juventusit me 10 lojtarë, Como e Cremonese mjaftohen me një barazim

27/09/2025 22:46

Java e pestë e Seria A solli surpriza për tifozët e kampionatit italian.

“Zonja e vjetër” arriti të marrë vetëm një pikë ndaj Atalantës së Gjimshitit pasi barazuan me rezultatin 1-1 edhe pse këta të fundit mbetë me 10 lojtarë në minutën e 80-të.  Resultatin e zhbllokuan mysafirët në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me anë të 23-vjeçarit, Sulemana. Pas më shumë se 24 tentativash vendasit arritën të gjejnë golin e barazpeshës në minutën e 78-të me anë të kolumbianit Cabal. Në minutën e 80-të Marten de Roon la fushën e blertë pasi u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk mjaftoi që bardhezinjtë të gjenin golin e avantazhit.

Ndërkohë Interi mori 3 pikë të vyeshme ndaj Cagliarit, duke fituar me rezultatin 0-2. Golin e parë e shënoi i përhershmi, Lautaro Martinez në minutën e 9-të ndeshjes. Ndërsa në minutë e 82-të i riu Esposito gjeti golin e sigurisë duke i garantuar zikaltërve 3-pikëshin.

Ndër të tjera, dy surprizat e këtij sezoni Como e Cremonese u mjaftuan me një barazim, duke gëzuar vendit e tetë dhe të shtatë përkatësisht në klasifikim.

REZULTATET

RENDITJA

Top Channel