Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Në Danimarkë janë parë disa drona pranë objekteve ushtarake, përfshirë bazën ajrore Karup, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore për trafikun civil.
Ngjarjet vijnë pas një serie incidentesh të ngjashme në aeroporte daneze dhe në vende të tjera si Gjermania, Norvegjia dhe Lituania. Autoritetet daneze e kanë cilësuar këtë si një sulm hibrid, por nuk kanë dëshmi që të lidhin Moskën me këto inkursione.
Dronët u panë në disa zona ushtarake gjatë natës, ndërsa hetimet vazhdojnë me bashkëpunimin e policisë dhe ushtrisë.
Incidentet ngjallin dyshime për një strategji ruse të agresionit indirekt ndaj vendeve të NATO-s që mbështesin Ukrainën, edhe pse Moska e ka mohuar përfshirjen e saj, duke i cilësuar akuzat si të pabaza dhe provokime të inskenuara.
Kryeministrja daneze nuk përjashton mundësinë e përfshirjes ruse, ndërsa Danimarka dhe vendet fqinje qëndrojnë në gatishmëri të lartë për sigurinë ajrore.
Top Channel