
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ‘raporti i DASH zbuloi korrupsionin e përhapur përhapur dhe gjykata joefikase’.
Më tej ai shton se ‘ligjet favorizojnë të afërtit e pushtetit’.
Reagimi:
DASH 🇺🇸 zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron;
Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe sihuri juridike!
Të drejtat e pronës të pasigurta, me tituj të mbivendosur, regjistrime të papërfunduara dhe një proces kompensimi të ngadaltë e të padrejtë, shpesh nën vlerën reale të tregut. Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit.
Abuzime në trajtimin e investimeve, ku ligjet dhe incentivat favorizojnë të afërtit e pushtetit, ndërsa të tjerët mbeten të pambrojtur dhe shpesh të kërcënuar nga shteti me shpronësime apo zhvatje.
Mungesë transparence dhe burokraci, që i detyrojnë investitorët të përdorin ndërmjetës për procese elementare, duke rritur kostot dhe rrezikun e abuzimeve.
Përshkrimi i DASH përputhet plotësisht me historitë e shumta të padrejtësive, shpronësimeve të dyshimta, dhe ndjekjeve selektive që janë kthyer në normë në vendin tonë.
Top Channel