Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve 09/11 10:55
Nje ditë më parë kreu i demokratëve Sali Berisha caktoi 3 emisarët e tij për të gjetur një kandidat për të sfiduar Ogerta Manastirliun.
Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese.
Pas ngritjes së grupit negociator ka nisur menjeherë puna.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Pritet që takimi të ndodhë në orën 12:00.
PD ka vendosur që edhe në këto zgjedhje të dalë në koalicion ndaj ka vendosur që të nisë negociatat jo vetëm me aleatët tradicionalë, por dhe me partitë e reja.
Top Channel