Humbi jetën në një aksident tragjik, Gjesti i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij, shihet me lot në sy gjatë ceremonisë mortore

27/09/2025 17:48

Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të BigBrother Vip, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.

Në fotot e publikuar në rrjetet sociale shihet këngëtari me lot në sy duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel