Gjesti i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij, Luiz Ejlli ngushëllon këngëtarin gjatë varrimit

27/09/2025 20:23

Në fshatin Pavlan të Pejës u zhvillua ceremonia mortore ku iu dha lamtumira e fundit 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti.

Në këtë ditë të dhimbshme, pranë familjes Kelmendi dhe të afërmve, ishin të pranishëm qindra qytetarë, miq, si dhe figura të njohura publike dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania.

Ndër ta, spikati këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli, i cili me shumë respekt dhe ndjeshmëri u ndodhej pranë babait të Gjestit, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta në këto momente të vështira.

Fotografitë e publikuara nga ceremonia tregojnë emocionin dhe solidaritetin e komunitetit, ku prezenca e Luizit dhe figurave të tjera të njohura ishte një mbështetje e çmuar për familjen e pikëlluar.

Ky rast i rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe gjithë shoqërinë, duke evidentuar solidaritetin në momente dhimbjeje dhe humbjeje të një jete të re.

Top Channel