Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit, të pranishëm edhe ish banorët e BBV4
27/09/2025 18:21
Në Pejë u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident.
Ceremonia u zhvillua në orën 17:00 dhe të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë figura publike, të cilët i qëndruan pranë Gjesti në këtë moment të vështirë.
Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje familjes Kelmendi.
Top Channel