
Për të parën herë në një dekadë Irani pritet të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara.
Sanksionet pritet të vendosën mbrëmjen e sotme pas dështimit të bisedimeve me Perëndimor lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike. Pavarësisht se më herët agjencia për mbikëqyrje atomike e OKB-së e pranoi se inspektorët e saj ishin lejuar që të shkonin në uzinat iraniane, fuqitë perëndimore nuk e panë këtë si përparim të mjaftueshëm që të shtynin rivendosjen e sanksioneve.
Një muaj më parë, fuqitë europiane aktivizuan mekanizmin që mundëson rivendosen e sanksioneve të OKB-së, duke e akuzuar regjimin e ajatollahëve se ka dështuar që të jetë i sinqertë lidhur me ambiciet e tij nukleare – përfshirë kundërmasat që ka marrë në përgjigje të bombardimeve izraelite dhe amerikane në muajin qershor. Sanksionet e sotme do të vendosin një ndalesë globale për bashkëpunim me kompani, njerëz dhe organizata të akuzuara për zhvillimin e programit bërthamor apo të raketave balistike të Iranit. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u shpreh se nuk a arsye që të arrihet një marrëveshje, kur, sipas tij, Izraeli dhe SHBA-ja po tentojnë të përdorin presion për të rrëzuar Republikën Islamike.
“Nëse qëllimi do të ishte të zgjidheshin shqetësimet për programin bërthamor, ne këto do të mund të bënim me lehtësi, por nuk është ky qëllimi i vërtetë i tyre”, tha për mediat Pezeshkian që sërish insistoi megjithatë se Irani kurrë nuk do të kërkojë që të ketë armë bërthamore.
Top Channel