
Pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e varrimit të vëllait të mitur të këngëtarit dhe fituesit të edicionit të katërt të BigBrother VIP Albania, Gjesti.
Në këtë moment të dhimbshëm morën pjesë një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq dhe figura publike që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Mes të pranishmëve ishte edhe këngëtari Xheneta Fetahu, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet dhe përkrahjen ndaj familjes në këto çaste të vështira.
Xheneta Fetahu ka shprehur ngushëllimet dje përmes një instastory.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij, Zoti u dhëntë forcë dhe durim në këto kohë të rënda, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe dhe dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemra tuaja”, shkruan Xheneta.
Top Channel