Detaje nga plagosja me armë zjarri në Kombinat/ Plagosi burrin e motrës në krahë pas sherrit, autori…
27/09/2025 16:36
Të tjera detaje dalin nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pak më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy kunetër janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, deri në përdorimin e armës.
Dyshohet se njëri prej tyre ishte në gjendje të dehur, ndërsa pas ngjarjes është vënë në pranga nga policia.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave.
Top Channel