Balluku me Manastirliun në të njëjtin vend ku opozita takohet për të gjetur emrin për Tiranën, ironia e zv.kryeministres: PD e zonja kur përzgjedh kandidatët

27/09/2025 13:40

Drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Belinda Balluku dhe kandidatja socialiste për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu kanë nisur menjëherë nga puna për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak kohësh.

Takimi i tyre i parë është zhvilluar me zonjat e kryeqytetit dhe në fokus ka qenë fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave. 

Si për koicidencë vendi i i takimit të kandidates socialiste ka qenë i njëjtë me atë ku negociatorët e opozitës po takohen për të gjetur një emër për Tiranën. 

Në një prononcim për gazetaren Elda Menga, zv.kryeministrja Balluku e ka ironizuar opozitën për cilësinë e kandidatëve që zgjedh në kryeqytet. 

-Zonja Balluku në të njëjtin vend ku PD po zhvillon takimin për të gjetur emrin për Tiranën keni një koment?

Balluku: Sa mirë, shumë mirë. Ne e kemi kandidaten për Tiranën keshtu që i urojmë suksese PD se ata jane të zotët shumë kur i gjejnë kandidatet.

Top Channel